18 : 12 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَضَرَبۡنَا عَلٰۤی اٰذَانِہِمۡ فِی الۡکَہۡفِ سِنِیۡنَ عَدَدًا ﴿ۙ۱۲﴾
    18 : 12 Ne ua mbyllëm veshët në shpellë (që të mos kenë kontakt me botën jashtë) për disa vjet.
    Shpjegime

    Sinin” (vjet) është shumësi i vogël (xhem’ kil-let) i fjalës senetun (vit), dhe që mund të jetë nga 3 deri në 9 vjet. Pavarësisht se të krishterët që adhuronin Një Zot të Vetëm, për të shpëtuar besimin e tyre, jetuan nëpër shpella për më shumë se treqind vjet, por praktikisht në mënyrë të njëhershme, ata nuk jetuan më gjatë se nëntë vjet. Pra, gjatë treqind viteve, sa herë që zbutej kundërshtimi, ata dilnin nga shpella.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp