18 : 10 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَمۡ حَسِبۡتَ اَنَّ اَصۡحٰبَ الۡکَہۡفِ وَ الرَّقِیۡمِ ۙ کَانُوۡا مِنۡ اٰیٰتِنَا عَجَبًا ﴿۱۰﴾
    18 : 10 A mendon që banorët e shpellës dhe të shkrimeve ishin një ndër shenjat Tona të çuditshme?
    Shpjegime

    As-haburr-rrekim do të thotë njerëzit e shkrimeve. Banorët e shpellës lanë shkrime shumë të rëndësishme në shpellat e tyre, shkrime të cilat janë studiuar në këtë kohë, sidomos nga studiues evropianë. Edhe ky ajet përbën një mrekulli. Profeti Muhammed s.a.v.s. mund të kishte ditur për njerëzit e shpellës, por ai kurrsesi nuk mund të dinte se pikërisht këta do të ishin edhe njerëzit e shkrimeve, pa ia treguar Vetë Zoti, Njohësi i së padukshmes.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp