17 : 94 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَوۡ یَکُوۡنَ لَکَ بَیۡتٌ مِّنۡ زُخۡرُفٍ اَوۡ تَرۡقٰی فِی السَّمَآءِ ؕ وَ لَنۡ نُّؤۡمِنَ لِرُقِیِّکَ حَتّٰی تُنَزِّلَ عَلَیۡنَا کِتٰبًا نَّقۡرَؤُہٗ ؕ قُلۡ سُبۡحَانَ رَبِّیۡ ہَلۡ کُنۡتُ اِلَّا بَشَرًا رَّسُوۡلًا ﴿٪۹۴﴾
    17 : 94 Ose të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh në qiell. Dhe ne kurrsesi nuk do ta besojmë ngjitjen tënde, gjersa të zbresësh mbi ne një libër që ta lexojmë.” Thuaj: I pastër është Zoti im (nga këto gjëra)! A nuk jam thjesht një njeri, i dërguar?!
    Shpjegime

    Profeti s.a.v.s. në këtë ajet dha argumentin që i dërguari i Zotit është thjesht njeri, dhe si i tillë, ai nuk mund të ngjitet në qiell fizikisht. Është e çuditshme që pavarësisht se Profeti Muhammed s.a.v.s. arsyetoi me të qenët e tij si njeri për të mos u ngjitur në qiell, prapëseprapë një pjesë e madhe e muslimanëve besojnë se Hazret Isai a.s. u ngjit në qiell, ndërkohë, sipas Kuranit të Shenjtë, edhe ai ishte një njeri i dërguar (5:76).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp