17 : 61 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ قُلۡنَا لَکَ اِنَّ رَبَّکَ اَحَاطَ بِالنَّاسِ ؕ وَ مَا جَعَلۡنَا الرُّءۡیَا الَّتِیۡۤ اَرَیۡنٰکَ اِلَّا فِتۡنَۃً لِّلنَّاسِ وَ الشَّجَرَۃَ الۡمَلۡعُوۡنَۃَ فِی الۡقُرۡاٰنِ ؕ وَ نُخَوِّفُہُمۡ ۙ فَمَا یَزِیۡدُہُمۡ اِلَّا طُغۡیَانًا کَبِیۡرًا ﴿٪۶۱﴾
    17 : 61 Dhe (kujto) kur të thamë: Zoti yt përnjëmend i ka vënë në rreth njerëzit. Ëndrrën që Ne ta treguam, e bëmë vetëm si sprovë për njerëzit, gjithashtu edhe pemën, të mallkuar në Kuran. Ne i frikësojmë shkallë-shkallë, por kjo i shton ata vetëm në një rebelim të madh.
    Shpjegime

    1) Ajeti i referohet ëndrrës së përmendur në ajetin 2 të kësaj sureje. Në këtë ëndërr, Zoti i tregoi Profetit Muhammed s.a.v.s. se ai po udhëhiqte faljen për të gjithë Profetët izraelitë dhe të tjerët në xhaminë Aksa të Jerusalemit, vend i cili ishte kiblja e judenjve. Kjo ishte një profeci se në të ardhmen e shpejt pasuesit e atyre Profetëve do t’i bashkoheshin Islamit, njëherësh, Zoti do t’u përgatiste shkatërrim të madh kundërshtarëve të tij.

    2) Fjala shexhere d.m.th. pemë, e cila ndër të tjera ka edhe kuptimin fis. Andaj pema e mallkuar mund t’i referohet asaj pjese të popullit hebre, që u quajt e mallkuar në Kuranin e Shenjtë (5:14; 5:61; 5:65; 5:79). Ky interpretim bazohet edhe në faktin se vetë kjo sure quhet Bijtë e Izraelit, dhe në këtë ajet përmendet ëndrra që është përshkruar në fillim të sures, në të cilën Profeti s.a.v.s. u gjend në Jerusalem dhe drejtoi faljen për Profetët izraelitë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp