17 : 7 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • ثُمَّ رَدَدۡنَا لَکُمُ الۡکَرَّۃَ عَلَیۡہِمۡ وَ اَمۡدَدۡنٰکُمۡ بِاَمۡوَالٍ وَّ بَنِیۡنَ وَ جَعَلۡنٰکُمۡ اَکۡثَرَ نَفِیۡرًا ﴿۷﴾
    17 : 7 Më pas juve ju kemi kthyer pushtetin mbi ta dhe ju ndihmuam me pasuri dhe fëmijë dhe ju shtuam shumë në numër.
    Shpjegime

    Judenjtë ia dolën mirë në mërgim. Iu ripërtërinë besimi e përkushtimi fetar;  studiuan literaturën e Mbretërisë, e përshtatën sipas nevojave të komunitetit të tyre të ringjallur dhe nxitën shpresën e rikthimit në Palestinë. Rreth vitit 545 p.e.s., kjo aspiratë mori një formë më të qartë. Bënë një marrëveshje të fshehtë me Kirin, Mbretin e Medias dhe të Persisë, dhe e ndihmuan atë të pushtonte Babiloninë. Babilonia iu dorëzua ushtrisë së tij pa rezistencë në korrik të vitit 539 p.e.s. Si shpërblim për shërbimet e tyre, Kiri i lejoi hebrenjtë të ktheheshin në Jerusalem dhe gjithashtu i ndihmoi të rindërtonin Tempullin (The Historians’ History of the World, vëll. II, f. 126; Jew. Enc., vëll. 7, nën “Jerusalem”; Enc. Bib., nën “Cirus” dhe Bibla, 2 i Kronikave 36:‌22-23). Një pjesë e madhe e mërgimtarëve u kthyen në Jerusalem (Esdra 1:3-5). Punimet e rindërtimit të Tempullit përparuan në mënyrë të qëndrueshme dhe përfunduan në vitin 516 p.e.s.. Këtyre ngjarjeve dhe prosperitetit të mëvonshëm të hebrenjve u referohet ajeti në koment. E gjithë kjo, megjithatë, u parashikua nga Hazret Musai a.s. shumë kohë përpara se të ndodhte (Bibla, Ligji i Përtërirë 30:‌1-5). Lexoni edhe 2:103.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp