17 : 6 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَاِذَا جَآءَ وَعۡدُ اُوۡلٰٮہُمَا بَعَثۡنَا عَلَیۡکُمۡ عِبَادًا لَّنَاۤ اُولِیۡ بَاۡسٍ شَدِیۡدٍ فَجَاسُوۡا خِلٰلَ الدِّیَارِ ؕ وَ کَانَ وَعۡدًا مَّفۡعُوۡلًا ﴿۶﴾
    17 : 6 Kështu, kur erdhi koha e premtimit të parë prej të dyjave, ngritëm kundër jush disa robër Tanët që ishin shumë të fuqishëm në luftë. Atëherë, ata u futën nëpër lagje në mënyrë shkatërrimtare. Ishte një premtim i kryer.
    Shpjegime

    Ndëshkimi i parë i zuri izraelitët pas Hazret Davudit a.s., dhe i dyti pas Hazret Isait a.s.. Bibla tregon se hebrenjtë ishin bërë një komb i fuqishëm pas Hazret Musait a.s. dhe, në kohën e Davudit a.s., ata hodhën themelet e një mbretërie të fuqishme, e cila vazhdoi të lulëzonte për ca kohë pas vdekjes së tij. Pastaj ajo filloi të binte në mënyrë graduale. Në vitin 608 p.e.s. Palestina u shkatërrua nga një forcë egjiptiane nën faraonin Neko dhe izraelitët u vunë nën ndikimin e Egjiptit (Jew. Enc., vëll. 6, f. 665). Humbja e fuqisë së tyre të përkohshme dhe shkatërrimi e shkretimi i tyre, megjithatë, nuk i shtyu izraelitët të ndreqnin gabimet e tyre. Profeti Jeremia i paralajmëroi të hiqnin dorë nga ligësitë, përndryshe zemërimi i Perëndisë do t’i pushtonte, por ata nuk i kushtuan vëmendje Jeremisë. Në mbretërimin e Jehojakimit, Nabukadnetsari i Babilonisë bëri pushtimin e tij të parë në Palestinë dhe mori disa nga arkat e tempullit, por qyteti u kursye nga ashpërsia e një rrethimi. Në vitin 597 p.e.s. gjithashtu qyteti ra viktimë e një zie të rëndë buke. Rebelimi i Zedekisë shkaktoi një pushtim të dytë nga Nabukadnetsari në vitin 587 p.e.s. dhe pas një rrethimi prej një viti e gjysmë, qyteti u dorëzua. Mbreti Zedekia iku nga qyteti, por u kap rob. Bijtë e tij ia vranë, i nxorën sytë dhe e lidhën me pranga dhe e çuan në Babiloni. Tempulli, pallati i mbretit dhe të gjitha ndërtesat e mëdha në qytet u dogjën, elita e priftërinjve dhe udhëheqësit e tjerë u vranë dhe shumë njerëz u çuan në robëri (Jew. Enc. vëll. 6, f. 665 dhe vëll. 7, f. 122 nën zërin “Jerusalem”).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp