16 : 102 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذَا بَدَّلۡنَاۤ اٰیَۃً مَّکَانَ اٰیَۃٍ ۙ وَّ اللّٰہُ اَعۡلَمُ بِمَا یُنَزِّلُ قَالُوۡۤا اِنَّمَاۤ اَنۡتَ مُفۡتَرٍ ؕ بَلۡ اَکۡثَرُہُمۡ لَا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۱۰۲﴾
    16 : 102 Dhe kur ndërrojmë një ajet me një ajet tjetër, dhe Allahu e di më së miri se çfarë dërgon, ata thonë: “Me siguri ti je trillues”. Përkundrazi, shumica e tyre nuk dinë.
    Shpjegime

    Këtu fjala “ajet” (që do të thotë shenjë) nuk u referohet ajeteve të Kuranit, pasi ato nuk kanë ndryshuar asnjëherë, por siç kemi shpjeguar edhe në komentin e ajetit 107 të sures El-Bekare, bëhet fjalë për zëvendësimin e shpalljeve ose të porosive Hyjnore të Librave të mëparshëm me shpalljet e Kuranit. Sa herë që një Sheriat i mëparshëm u shfuqizua apo u la në harresë, Zoti i Madhërishëm dërgoi një të ngjashëm me të ose edhe më të mirë se ai. Kështu ndodhi edhe me zbritjen e Kuranit të Shenjtë, Libri përfundimtar, i cili i shfuqizoi shpalljet e mëparshme që nuk u jepnin më qëndrueshmëri, udhëzim dhe lajmin e mirë besimtarëve të tyre. Një kuptim tjetër i këtij ajeti është që sa herë që Zoti vononte një ndëshkim të paralajmëruar, ose e zëvendësonte atë me një shenjë tjetër, kjo për efekt përmirësimi te njerëzit që janë paralajmëruar, mohuesit mekas thoshin – Ti je gënjeshtar.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp