- وَ ضَرَبَ اللّٰہُ مَثَلًا رَّجُلَیۡنِ اَحَدُہُمَاۤ اَبۡکَمُ لَا یَقۡدِرُ عَلٰی شَیۡءٍ وَّ ہُوَ کَلٌّ عَلٰی مَوۡلٰٮہُ ۙ اَیۡنَمَا یُوَجِّہۡہُّ لَایَاۡتِ بِخَیۡرٍ ؕ ہَلۡ یَسۡتَوِیۡ ہُوَ ۙ وَ مَنۡ یَّاۡمُرُ بِالۡعَدۡلِ ۙ وَ ہُوَ عَلٰی صِرَاطٍ مُّسۡتَقِیۡمٍ ﴿٪۷۷﴾16 : 77 Dhe Allahu jep shembullin e dy njerëzve, njëri memec (që) nuk ka fuqi mbi asgjë dhe ai është barrë mbi pronarin e vet, kudo që e çon, nuk i sjell mbarësi; a mund të jetë i barabartë ky me atë që urdhëron për drejtësinë dhe (edhe) vetë gjendet në rrugë të drejtë?!Shpjegime
Ky dhe ajeti paraardhës, në pjesën e parë të tyre, u referohen dy kategorive të ndryshme të mohuesve. Ajeti i mëparshëm u referohet atyre që janë “në pranga” të besëtytnive, të bindjeve dhe të praktikave të gabuara, megjithëse zotërojnë ende mjete dhe aftësi për të sjellë ndryshimin në veten e tyre, por nuk përfitojnë nga mundësitë për shkak se e kanë zbehur aftësinë e vet të të vepruarit. Kurse ky ajet u referohet atyre mohuesve të cilët jo vetëm që janë “në pranga” të besëtytnive, por gjithashtu u mungojnë plotësisht mjetet dhe aftësitë për të bërë ndonjë punë pozitive në aspektin shpirtëror.