16 : 22 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَمۡوَاتٌ غَیۡرُ اَحۡیَآءٍ ۚ وَ مَا یَشۡعُرُوۡنَ ۙ اَیَّانَ یُبۡعَثُوۡنَ ﴿٪۲۲﴾
    16 : 22 janë të vdekur, jo të gjallë, dhe nuk dinë kur do të ringjallen.
    Shpjegime

    Ajetet 21-22 deklarojnë qartazi se njerëzit, të cilët ishin kthyer në idhuj dhe që adhuroheshin nga të krishterët, idhujtarët arabë a kushdo tjetër, janë të vdekur dhe nuk janë të gjallë. Nëse do të bënim një listë të njerëzve që adhurohen në botë, më në krye do të dilte emri i Jezusit a.s., i cili pa të drejtë adhurohet nga të krishterët si biri i Zotit. Andaj, i pari të cilin këto ajete deklarojnë si të vdekur, është pikërisht Hazret Isai a.s.. Nuk duhet të harrojmë se ne si muslimanë besojmë se këto ajete janë fjalë të Zotit, dhe nëse Hazret Isai a.s. do të ishte ende i gjallë, ato do të ishin një lapsus, gjë që asnjë besimtar nuk ia atribuon Zotit. Andaj, besimi se Hazret Isai a.s. është ende i gjallë, bie ndesh me shumë ajete të Kuranit. Më shumë për këtë temë lexoni 5:116-118; 3:56; 3:145; 21:9.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp