15 : 100 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اعۡبُدۡ رَبَّکَ حَتّٰی یَاۡتِیَکَ الۡیَقِیۡنُ ﴿٪۱۰۰﴾
    15 : 100 Dhe adhuroje Zotin tënd, deri sa të të vijë bindja.
    Shpjegime

    Besimtari e ka për detyrë të mos lodhet nga ibadeti (adhurimi) dhe të mos tregohet i ngathët, për sa kohë që jeta e tij e gënjeshtërt nuk ftohet plotësisht dhe në vend të saj, ai të fillojë një jetë të re, një jetë të qëndrueshme dhe të lumtur. Për sa kohë që besimtarit nuk i largohet “djegia” e kësaj bote të përkohshme, që ajo të zëvendësohet me një kënaqësi në besim dhe një qëndrueshmëri në shpirt dhe një lumturi në jetë, deri atëherë njeriut nuk i quhet i përsosur besimi. Për këtë arsye Allahu i Madhërishëm në këtë ajet e porositi njeriun – Vazhdo ta adhurosh Zotin, gjersa të arrish pozitën e bindjes së përsosur dhe ty të largohen të gjitha perdet e errësirës dhe të kuptosh se tani nuk je ai që ishe më përpara, madje tani kjo botë është e re, kjo tokë e re e ky qiell i ri, e të ndiesh se ke fituar një jetë të dytë. Këtë jetë sufistët e hershëm e kanë quajtur “ringjallje” që në jetën e kësaj bote (arab. bekā). Njeriu kur e arrin këtë gradë, Zoti fryn në të prej Shpirtit të Tij dhe atij i zbresin engjëj. Kjo është arsyeja që i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kishte thënë për Hazret Ebu Bekrin r.a. – Nëse dikush do që të shohë një të vdekur [për nga mëkatet] që ecën në tokë, le të shohë Ebu Bekrin (Sha’rani, Levakih, 887). Pozita e Ebu Bekrit nuk ishte vetëm për shkak të veprave të tij, por edhe për shkak të asaj që ai e kishte në zemër. Kur besimtari arrin këtë gradë, për të Zoti thotë – Unë e dua atë e më pas, Unë bëhem veshi i tij, me të cilin ai dëgjon; bëhem syri i tij me të cilin ai shesh; bëhem dora e tij, me të cilën ai prek; bëhem këmba e tij, me të cilën ai ecën; kur ai Më kërkon diçka, ia jap; kur Më kërkon mbrojtje nga djalli ose nga armiku, e mbroj. (Buhari, nr. 6502).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp