- وَ لَقَدۡ اٰتَیۡنٰکَ سَبۡعًا مِّنَ الۡمَثَانِیۡ وَ الۡقُرۡاٰنَ الۡعَظِیۡمَ ﴿۸۸﴾15 : 88 Sigurisht, Ne të dhamë shtatë (vargje) që përsëriten dhe Kuranin e madhërishëm.Shpjegime
Fjalët “shtatë (vargje) që përsëriten” me sa duket nënkuptojnë shtatë ajetet e sures El-Fatiha, kuptimet e të cilave gjenden nëpër gjithë Kuranin e Shenjtë. Gjithashtu, të gjitha shkurtesat Kuranore duket se janë marrë nga surja El-Fatiha, sepse shkurtesat nuk kanë asnjë shkronjë që nuk gjendet në El-Fatiha, dhe nga ana tjetër, El-Fatihaja ka shtatë shkronja të tilla, që nuk janë përdorur në shkurtesat Kuranore.