- لَہَا سَبۡعَۃُ اَبۡوَابٍ ؕ لِکُلِّ بَابٍ مِّنۡہُمۡ جُزۡءٌ مَّقۡسُوۡمٌ ﴿٪۴۵﴾15 : 45 Ai ka shtatë porta; për çdo portë ka një pjesë të përcaktuar të atyre (të devijuarve).Shpjegime
Xhehenemi ka shtatë porta, një kuptim i kësaj është që shtatë janë burimet kryesore të mëkatit. Për shembull, njëri prej tyre është paragjykimi. Paragjykimi e shkatërron njeriun. Realisht, të gjithë adhuruesit e gënjeshtrës përfundojnë në këtë gjendje për shkak se e paragjykojnë të vërtetën. Burimi tjetër i mëkatit është mendjemadhësia. Mendjemadhi rri i mënjanuar nga e vërteta, andaj Zoti nuk ia mundëson të besojë, siç besojnë fatbardhët. Burimi tjetër i mëkatit është injoranca, e cila gjithashtu e shkatërron njeriun. Një tjetër burim është ndjekja e tundimeve ose e dëshirave të ulta. Po kështu, një burim tjetër i mëkatit është imitimi i pamenduar i të parëve. Kështu mëkati ka shtatë porta dhe që të gjitha Kurani i Shenjtë i shpjegon me detaje e me shembuj.