15 : 29 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ قَالَ رَبُّکَ لِلۡمَلٰٓئِکَۃِ اِنِّیۡ خَالِقٌۢ بَشَرًا مِّنۡ صَلۡصَالٍ مِّنۡ حَمَاٍ مَّسۡنُوۡنٍ ﴿۲۹﴾
    15 : 29 Dhe kur Zoti yt u tha engjëjve: Njëmend, Unë do të krijoj një njeri prej një balte të thatë kumbuese, prej baltës së tharmuar.
    Shpjegime

    Në këto ajete (27-30), dy gjëra na kërkojnë vëmendje. Së pari, Zoti nuk e krijoi njeriun vetëm nga dheu i lagur, por nga një dhe që ishte “i kalbur”, i cili më vonë ishte shndërruar në baltë kumbuese, sikur poçe. Kjo është temë që Profeti Muhammed s.a.v.s. në asnjë mënyrë nuk mund ta sajonte vetë dhe asnjë Libër tjetër qiellor para Kuranit nuk e përmend krijimin e njeriut prej balte të thatë kumbuese. Por pikërisht këtë e kanë zbuluar shkencëtarët në kohët tona. Së dyti, përpara se të krijohej njeriu, u krijuan “xhinn” prej një ere shumë të nxehtë sikur zjarri, që binte nga qielli. Edhe kjo është një çështje që Profeti Muhammed s.a.v.s. vetë nuk mund ta imagjinonte dot, derisa nuk do të njoftohej prej Zotit të Dijshmit të së padukshmes. “Xhinnët” (xhindët, pra, krijesat e padukshme) e krijuar nga afshi i zjarrit janë bakteret e para. Kjo e zgjidh edhe enigmën se si mund të kalbej balta kur nuk kishte jetë përpara krijimit të njeriut. Në fakt ishin bakteret që e bën dheun e njomë të fermentohej, pra të ndryshohej në përmbajtjen e tij. Për më shumë rreth xhindëve, lexoni 6:129.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp