14 : 10 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَلَمۡ یَاۡتِکُمۡ نَبَؤُا الَّذِیۡنَ مِنۡ قَبۡلِکُمۡ قَوۡمِ نُوۡحٍ وَّ عَادٍ وَّ ثَمُوۡدَ ۬ؕۛ وَ الَّذِیۡنَ مِنۡۢ بَعۡدِہِمۡ ؕۛ لَا یَعۡلَمُہُمۡ اِلَّا اللّٰہُ ؕ جَآءَتۡہُمۡ رُسُلُہُمۡ بِالۡبَیِّنٰتِ فَرَدُّوۡۤا اَیۡدِیَہُمۡ فِیۡۤ اَفۡوَاہِہِمۡ وَ قَالُوۡۤا اِنَّا کَفَرۡنَا بِمَاۤ اُرۡسِلۡتُمۡ بِہٖ وَ اِنَّا لَفِیۡ شَکٍّ مِّمَّا تَدۡعُوۡنَنَاۤ اِلَیۡہِ مُرِیۡبٍ ﴿۱۰﴾
    14 : 10 A nuk ju ka ardhur lajmi i atyre që ishin para jush (pra, lajmi) i popullit të Nuhut, i adëve dhe i themudëve dhe i atyre që (erdhën) më pas?! Ata nuk i di ndokush, përveç Allahut. Të dërguarit e tyre u erdhën me shenjat, atëherë (nga mendjemadhësia) ata i vendosën duart në gojët e veta dhe thanë: “Ne e kemi mohuar atë që na sollët dhe ne jemi në një dyshim shqetësues për atë, drejt së cilës ju na ftoni.”
    Shpjegime

    ” … Ata nuk i di ndokush, përveç Allahut. …”: Këto fjalë tregojnë se edhe kombet e tjera përveç pasardhësve të Ibrahimit a.s., patën Profetë, sepse fiset e Adit dhe të Themudit u pasuan nga disa popuj të tjerë të cilët “nuk i di ndokush, përveç Allahut”, kurse Profetët që erdhën në mesin e pasardhësve të Ibrahimit a.s., janë përmendur edhe në Kuran edhe në Bibël.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp