13 : 44 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ یَقُوۡلُ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا لَسۡتَ مُرۡسَلًا ؕ قُلۡ کَفٰی بِاللّٰہِ شَہِیۡدًۢا بَیۡنِیۡ وَ بَیۡنَکُمۡ ۙ وَ مَنۡ عِنۡدَہٗ عِلۡمُ الۡکِتٰبِ ﴿٪۴۴﴾
    13 : 44 Dhe ata që mohuan thonë: “Ti nuk je i dërguar”. Thuaj: Allahu mjafton si Dëshmitar mes meje dhe mes jush, si dhe ai që ka dijen e Librit.
    Shpjegime

    Profeti Muhammed s.a.v.s. kur deklaroi të ishte Profet i Zotit, ai nuk ishte pa shenja. Kur mohuesit i kërkuan shenja që të vërtetonte se ai ishte prej Allahut, Profeti iu përgjigj – unë kam dy dëshmi: Allahun, pra pranimin e lutjeve dhe shumë shenja të tjera të freskëta prej Tij që qëndrojnë në mbështetjen time; dhe së dyti, ata që kanë dije rreth Librit të Allahut mund të tregojnë vërtetësinë time. Ky ajet gjithashtu tregon se për Profetin nuk mjafton vetëm të deklarojë se Zoti i ka dërguar shpallje, por ai duhet ta ketë me vete edhe dëshminë e Zotit me vepra konkrete.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp