13 : 36 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • مَثَلُ الۡجَنَّۃِ الَّتِیۡ وُعِدَ الۡمُتَّقُوۡنَ ؕ تَجۡرِیۡ مِنۡ تَحۡتِہَا الۡاَنۡہٰرُ ؕ اُکُلُہَا دَآئِمٌ وَّ ظِلُّہَا ؕ تِلۡکَ عُقۡبَی الَّذِیۡنَ اتَّقَوۡا ٭ۖ وَّ عُقۡبَی الۡکٰفِرِیۡنَ النَّارُ ﴿۳۶﴾
    13 : 36 Shembulli i xhenetit që iu premtua të druajturve (ndaj Zotit) është (si ai që) nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Fryti i tij është i përhershëm, gjithashtu dhe hija e tij. Ky është fundi i atyre që e kanë drojë (Allahun), kurse fundi i mohuesve është zjarri.
    Shpjegime

    Fjalët “Fryti i tij është i përhershëm”, nënkuptojnë se frutat e xhenetit nuk do të kalben dhe as nuk do të vyshken. Fryti dhe hija respektivisht nënkuptojnë edhe bekimet e brendshme dhe të jashtme, dhe nënkuptojnë se besimtarët do të gëzojnë të gjitha llojet e bekimeve në xhenet, si të jashtme ashtu edhe të brendshme. Për kopshtet dhe lumenjtë e xhenetit, lexoni 2:26.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp