13 : 29 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَلَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا وَ تَطۡمَئِنُّ قُلُوۡبُہُمۡ بِذِکۡرِ اللّٰہِ ؕ اَلَا بِذِکۡرِ اللّٰہِ تَطۡمَئِنُّ الۡقُلُوۡبُ ﴿ؕ۲۹﴾
    13 : 29 (pra) ata që besuan dhe (të cilëve) zemrat u qetësohen me përmendjen e Allahut. Dijeni! Zemrat qetësohen vetëm me përmendjen e Allahut!
    Shpjegime

    Kuptimi i parë i ajetit është që zemrat qetësohen vetëm me përmendjen e Allahut, por këto fjalë përmbajnë një realitet dhe filozofi të thellë. Kur njeriu e kujton Zotin me sinqeritet dhe besnikëri të plotë, kur gjatë gjithë kohës është i bindur se ai qëndron përpara Zotit, zemra e tij ndien madhështinë e Tij dhe, duke pasur druajtje ndaj Tij, ai ruhet nga mëkatet dhe ligësitë, përparon në druajtjen ndaj Tij dhe në dëlirësi. Kështu vijon, derisa atij i zbresin engjëjt e Zotit që i japin lajme të mira, i hapin rrugën e komunikimit me Zotin përmes ëndrrave të vërteta, shpalljes dhe keshfit. Atëherë, si të thuash, ai e sheh Allahun e Madhërishëm, dhe sipas aftësisë që ka, dëshmon fuqitë e përtejme të Zotit. Në këtë fazë, e cila është grada e Profetëve, njeriu nuk ka asnjë brengë, dhe zemra e tij në çdo situatë është e lumtur. Kështu, kënaqësia më e madhe, të pavarëson nga kënaqësitë e vogla. Realisht, njeriu e ka në gjenezën e tij kërkimin e Zotit, dhe ky pikërisht është edhe objektivi kryesor i jetës së tij. Kur e arrin këtë objektiv, njeriu përjeton paqen dhe lumturinë e vërtetë, sepse ai qetësohet në prehjen e Krijuesit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp