13 : 18 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَنۡزَلَ مِنَ السَّمَآءِ مَآءً فَسَالَتۡ اَوۡدِیَۃٌۢ بِقَدَرِہَا فَاحۡتَمَلَ السَّیۡلُ زَبَدًا رَّابِیًا ؕ وَ مِمَّا یُوۡقِدُوۡنَ عَلَیۡہِ فِی النَّارِ ابۡتِغَآءَ حِلۡیَۃٍ اَوۡ مَتَاعٍ زَبَدٌ مِّثۡلُہٗ ؕ کَذٰلِکَ یَضۡرِبُ اللّٰہُ الۡحَقَّ وَ الۡبَاطِلَ ۬ؕ فَاَمَّا الزَّبَدُ فَیَذۡہَبُ جُفَآءً ۚ وَ اَمَّا مَا یَنۡفَعُ النَّاسَ فَیَمۡکُثُ فِی الۡاَرۡضِ ؕ کَذٰلِکَ یَضۡرِبُ اللّٰہُ الۡاَمۡثَالَ ﴿ؕ۱۸﴾
    13 : 18 Ai zbriti prej qiellit ujë, në atë mënyrë që luginat rrodhën sipas fuqisë së tyre, atëherë rrjedha mbarti shkumën e sipërme. Edhe ajo që ata e djegin në zjarr që ta bëjnë stoli ose ndonjë mjet tjetër, ka një shkumë të ngjashme me të. Kështu Allahu përqas të vërtetën dhe të rremen. Për sa i përket shkumës, ajo shkon pa dobi, kurse ai që u sjell dobi njerëzve, qëndron në tokë. Kështu Allahu i paraqet shembujt.
    Shpjegime

    Ky ajet ka përdorur dy ilustrime shumë të goditura. Në ilustrimin e parë, e vërteta është krahasuar me ujin dhe gënjeshtra me shkumën. Gënjeshtra në fillim duket se mbizotëron mbi të vërtetën, por në fund ajo fshihet nga e vërteta, siç fshihen plehrat dhe shkuma nga vala e fuqishme e ujit. Në ilustrimin e dytë, e vërteta është krahasuar me arin, argjendin etj., të cilët, kur i shkrin, del zgjyra (shkuma), e ndarë nga metali i pastër dhe i ndritshëm.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp