13 : 16 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لِلّٰہِ یَسۡجُدُ مَنۡ فِی السَّمٰوٰتِ وَ الۡاَرۡضِ طَوۡعًا وَّ کَرۡہًا وَّ ظِلٰلُہُمۡ بِالۡغُدُوِّ وَ الۡاٰصَالِ ﴿ٛ۱۶﴾
    13 : 16 Allahut i bën sexhde kushdo që është nëpër qiej dhe tokë, me hir e pahir, dhe edhe hijet e tyre gjatë mëngjesit dhe mbrëmjeve.
    Shpjegime

    Ky ajet flet për një të vërtetë të madhe: i gjithë krijimi është i detyruar t’u bindet ligjeve të natyrës të krijuara nga Zoti, me hir e pa hir. Për shembull, gjuha duhet të kryejë funksionin e shijimit e jo të dëgjimit; veshi është i obliguar të kryejë funksionin e dëgjimit dhe jo të të parit, e me radhë. Kjo bindje ndaj ligjeve të natyrës mund të quhet e detyrueshme. Por njeriut i jepet një liri e caktuar veprimi ku ai mund të përdorë vullnetin dhe maturinë e tij. Por edhe në veprimet në të cilat duket se atij i është dhënë liria, ai i nënshtrohet disa ligjeve që janë të pashmangshme për të, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo. Fjalët, me ose pa hir, mund t’u referohen gjithashtu dy kategorive të njerëzve: besimtarët që me dëshirë i nënshtrohen Zotit, dhe mohuesit që u binden ligjeve të Tij me pahir. Lexoni edhe 64:2. (Për lutjen në sexhden e leximit të Kuranit, shikoni 7:207.)

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp