12 : 95 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَمَّا فَصَلَتِ الۡعِیۡرُ قَالَ اَبُوۡہُمۡ اِنِّیۡ لَاَجِدُ رِیۡحَ یُوۡسُفَ لَوۡ لَاۤ اَنۡ تُفَنِّدُوۡنِ ﴿۹۵﴾
    12 : 95 Ndërkohë që karvani u nis, babai i tyre tha: “Unë po ndiej erën e Jusufit, edhe pse ju do të më quani të çmendur.”
    Shpjegime

    Keshfi (vizioni) është një përjetim shpirtëror. Njeriun e pushton një dremitje në atë mënyrë që ai është i vetëdijshëm për gjithçka dhe, edhe shqisat i punojnë. Në këto çaste Zoti i mundëson disa shqisa të reja për të parë pamjet e botës së të padukshmes. Këto shqisa i dhurohen në forma të ndryshme, herë i jepet shqisa e të parit, herë e të nuhaturit, herë ajo e të dëgjuarit etj.. Kështu Hazret Jakubi a.s. tha – “Unë po ndiej erën e Jusufit, edhe pse ju do të më quani të çmendur.” Pra, ishin pikërisht shqisa të reja që Zoti në atë moment i kishte dhënë Jakubit a.s. dhe ai arriti të mësonte se Jusufi ishte i gjallë dhe së shpejti do të takohej me të. Këtë erë nuk e nuhatën dot të tjerët që ishin të pranishëm aty, sepse atyre nuk u ishte dhënë ajo shqisë që i ishte dhënë Jakubit a.s.. Për llojet e komunikimit me Zotin, lexoni 42:52.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp