12 : 25 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ لَقَدۡ ہَمَّتۡ بِہٖ ۚ وَ ہَمَّ بِہَا لَوۡ لَاۤ اَنۡ رَّاٰ بُرۡہَانَ رَبِّہٖ ؕ کَذٰلِکَ لِنَصۡرِفَ عَنۡہُ السُّوۡٓءَ وَ الۡفَحۡشَآءَ ؕ اِنَّہٗ مِنۡ عِبَادِنَا الۡمُخۡلَصِیۡنَ ﴿۲۵﴾
    12 : 25 Njëmend, ajo iu dha plotësisht atij, edhe ai do t’i jepej plotësisht asaj, po të mos kishte parë provën e Zotit të tij. Kështu bëmë që ta largonim atë nga ligësia dhe paturpësia. Sigurisht, ai ishte prej robërve Tanë të zgjedhur.
    Shpjegime

    Fjalët “ai iu dha asaj” nuk nënkuptojnë se Hazret Jusufi a.s. donte të hynte në mëkat, por këtë pjesë duhet ta lexojmë bashkë me pjesën vijuese “po të mos kishte parë provën e Zotit të tij”. Kjo do të thotë se edhe Jusufi do të bënte mëkat bashkë me të, po të mos kishte parë provën e Zotit të tij. Dhe provë nuk do të thotë se ai pikërisht në atë moment pa ndonjë mrekulli, siç përshkruajnë disa komentues të Kuranit, por bëhet fjalë për shenja të vazhdueshme që Allahu i Madhërishëm i ka treguar që nga fëmijëria e tij, aq saqë, Hazret Jusufi a.s. kishte njohjen ndaj Zotit të Madhërishëm dhe nuk mund të bënte mëkat.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp