12 : 22 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ قَالَ الَّذِی اشۡتَرٰٮہُ مِنۡ مِّصۡرَ لِامۡرَاَتِہٖۤ اَکۡرِمِیۡ مَثۡوٰٮہُ عَسٰۤی اَنۡ یَّنۡفَعَنَاۤ اَوۡ نَتَّخِذَہٗ وَلَدًا ؕ وَ کَذٰلِکَ مَکَّنَّا لِیُوۡسُفَ فِی الۡاَرۡضِ ۫ وَ لِنُعَلِّمَہٗ مِنۡ تَاۡوِیۡلِ الۡاَحَادِیۡثِ ؕ وَ اللّٰہُ غَالِبٌ عَلٰۤی اَمۡرِہٖ وَ لٰکِنَّ اَکۡثَرَ النَّاسِ لَا یَعۡلَمُوۡنَ ﴿۲۲﴾
    12 : 22 Ai që e bleu në Egjipt, i tha gruas së vet: “Mbaje me nderim, ndoshta do të na sjellë dobi ose do ta marrim për bir.” E kështu Ne i siguruam Jusufit një vend në tokë, që t’i japim dijen për të kuptuar realitetin e çështjeve. Allahu triumfon në vendimin e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
    Shpjegime

    Egjiptasi që bleu Jusufin, në literaturën judaike, njihet me emrin Potifar, dhe ishte oficeri i Faraonit dhe kapiteni i rojeve (Enc. Bib. dhe Bibla, Zanafilla 39:‌1).

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp