11 : 121 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ کُلًّا نَّقُصُّ عَلَیۡکَ مِنۡ اَنۡۢبَآءِ الرُّسُلِ مَا نُثَبِّتُ بِہٖ فُؤَادَکَ ۚ وَ جَآءَکَ فِیۡ ہٰذِہِ الۡحَقُّ وَ مَوۡعِظَۃٌ وَّ ذِکۡرٰی لِلۡمُؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۲۱﴾
    11 : 121 Gjithçka që të rrëfejmë ty prej lajmeve të të Dërguarve është që të ta forcojmë zemrën. Dhe në këtë (rrëfim) ty të erdhi e vërteta, një këshillë, dhe kujtesë për besimtarët.
    Shpjegime

    Kurani u quajt kujtesë (arab. dhikr), sepse ai i kujton njeriut “librin” e tij të brendshëm, “librin” që gjendet në ndërgjegjen e tij. Në këtë aspekt, Kurani nuk solli ndonjë mësim të ri, por i kujtoi njeriut aftësitë dhe normat që ishin të fshehura tek ai. Vetëpërmbajtja, sakrifica, guximi, forca, zemërimi, vetëmjaftueshmëria etj.. të gjitha këto janë aftësi që gjenden në natyrën e njeriut. E Kurani ia kujtoi ato. Siç thuhet edhe në një ajet tjetër që Kurani është “(i ruajtur) në një Libër të fshehtë” (56:79). Kështu që, kur njeriu e studion me vëmendje këtë Libër, do t’i kujtojë aftësitë e tij morale dhe shpirtërore, si dhe dritën e tij të zemrës që i ka dhuruar Vetë Krijuesi.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp