11 : 106 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یَوۡمَ یَاۡتِ لَا تَکَلَّمُ نَفۡسٌ اِلَّا بِاِذۡنِہٖ ۚ فَمِنۡہُمۡ شَقِیٌّ وَّ سَعِیۡدٌ ﴿۱۰۶﴾
    11 : 106 Ditën kur nuk flet asnjë shpirt pa lejen e Tij. Prej tyre do të ketë edhe fatzi, edhe fatbardhë.
    Shpjegime

    Njeriu që merr shumë pak nga bekimet Hyjnore, në terminologjinë e Kuranit, është quajtur fatzi. Kurse ai që merr shumë bekime Hyjnore është quajtur fatbardhë. Zoti në Librin e Tij të Shenjtë kështu i ka kategorizuar njerëzit, pra “fatbardhë dhe fatzinj”, dhe jo “të bukur e të shëmtuar”. Arsyeja është që askush nuk quhet i shëmtuar, pasi është krijuar nga Vetë Zoti. Pra, Zoti i krijoi njerëzit vetëm të bukur. Po, të bukurit karakterizohen në bazë të asaj çfarë kanë fituar nga bekimet e Zotit. Fatbardhi nuk nxitohet, nuk paragjykon, duron dhe përfundimisht beson. Kurse fatziu nxitohet dhe fillon të akuzojë të vërtetën.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp