- قَالُوۡا لَقَدۡ عَلِمۡتَ مَا لَنَا فِیۡ بَنٰتِکَ مِنۡ حَقٍّ ۚ وَ اِنَّکَ لَتَعۡلَمُ مَا نُرِیۡدُ ﴿۸۰﴾11 : 80 (Duke dredhuar fjalën) ata thanë: “Ti e di mirë që nuk kemi asnjë të drejtë për bijat e tua dhe ti e di mirë edhe atë që ne kërkojmë.”Shpjegime
Për ajetet 78 – 80 disa komentues thonë se Hazret Luti a.s., popullit të tij ia “paraqiti” vajzat e veta, por kjo nuk është e saktë. E vërteta është që populli i Lutit pasi e mohoi atë, mendonte se ai po bënte kurth kundër tyre bashkë me disa njerëz të huaj që i kishte ftuar në shtëpi. Hazret Luti a.s. iu përgjigj me një pyetje retorike duke thënë – Vajzat e mia janë të martuara në shtëpitë tuaja, andaj si mund të bëj kurth unë kundër jush?!