11 : 45 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ قِیۡلَ یٰۤاَرۡضُ ابۡلَعِیۡ مَآءَکِ وَ یٰسَمَآءُ اَقۡلِعِیۡ وَ غِیۡضَ الۡمَآءُ وَ قُضِیَ الۡاَمۡرُ وَ اسۡتَوَتۡ عَلَی الۡجُوۡدِیِّ وَ قِیۡلَ بُعۡدًا لِّلۡقَوۡمِ الظّٰلِمِیۡنَ ﴿۴۵﴾
    11 : 45 U tha: Oj tokë, gëlltite ujin tënd dhe, o qiell, pusho. Uji u shter, u krye çështja dhe (anija) u ndal në (malin) Xhudij, dhe u tha: U shkatërroftë populli keqbërës!
    Shpjegime

    Kurani i Shenjtë nuk përmend as përmasat e arkës së Nuhut a.s., dhe as idenë që përmbytja e kohës së tij të ishte e përbotshme. Kurani përmend vetëm fjalën “toka” (arab. el-erd), që do të thotë vetëm toka ku Nuhu a.s. jetoi e predikoi. Bibla përmend malin e Araratit si vendi ku arka e Nuhut ishte ankoruar (Zanafilla 8:4). Ararat mund të jetë fjalë arabe që zbërthehet si ara-rit, d.m.th. “shoh majën e malit”. Kurse Kurani përmend Xhudij si ndalesë të arkës, dhe që në arabisht fjalë për fjalë do të thotë “mirësia ime”. Pra, me fjalë të tjera, Zoti thotë – Anija u ndal në mirësinë Time.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp