11 : 37 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اُوۡحِیَ اِلٰی نُوۡحٍ اَنَّہٗ لَنۡ یُّؤۡمِنَ مِنۡ قَوۡمِکَ اِلَّا مَنۡ قَدۡ اٰمَنَ فَلَا تَبۡتَئِسۡ بِمَا کَانُوۡا یَفۡعَلُوۡنَ ﴿ۚۖ۳۷﴾
    11 : 37 Nuhut iu shpall: “Përveç atij që besoi, kurrsesi nuk do të besojë njeri tjetër nga populli yt, andaj, mos u brengos për atë që ata bëjnë.
    Shpjegime

    Lutjen që ka bërë Hazret Nuhu a.s. kundër popullit të tij, dhe që përmendet në 71:27-28, duket se e ka bërë pas shpalljes që përmendet në këtë ajet. Pra, sipas këtij ajeti, Allahu e njoftoi Nuhun a.s. për vendimin e Tij që më asnjë njeri tjetër nga populli i tij nuk do të përmirësohej dhe nuk do të bëhej besimtar. Kjo tregon se mallkimi i Nuhut i përmendur në suren 71, nuk ishte gjë tjetër, veçse një lutje që të bëhej ajo që donte Zoti.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp