10 : 99 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَلَوۡ لَا کَانَتۡ قَرۡیَۃٌ اٰمَنَتۡ فَنَفَعَہَاۤ اِیۡمَانُہَاۤ اِلَّا قَوۡمَ یُوۡنُسَ ؕ لَمَّاۤ اٰمَنُوۡا کَشَفۡنَا عَنۡہُمۡ عَذَابَ الۡخِزۡیِ فِی الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا وَ مَتَّعۡنٰہُمۡ اِلٰی حِیۡنٍ ﴿۹۹﴾
    10 : 99 Përveç popullit të Junusit, përse nuk u bë ndonjë vendbanim që të besonte (në atë mënyrë) që besimi i tij t'i bënte dobi?! Kur ata besuan, Ne ua larguam ndëshkimin poshtërues në këtë botë dhe për një kohë të caktuar, u siguruam mjetet e jetesës.
    Shpjegime

    Kjo sure e tërë u quajt Junus, ku vjen edhe ky ajet, i cili përmban dëshmi të fuqishme të mëshirës së Zotit. Zoti u ka dhënë liri njerëzve në daç besojnë, në daç mohojnë, por këto fjalë patetike rrezatojnë dëshirë të fortë të Tij që bota të ndjekë udhëzimin Hyjnor për dobinë e vet. Junusi a.s. është përmendur në gjashtë vende të ndryshme në Kuran (4:164; 6:87; 10:99; 21:88; 37:140 dhe 68:49). Në Bibël për të flitet si një Profet izraelit (2 Mbretërve 14:25) të cilit iu kërkua të shkonte në Ninive dhe të predikonte (Jona 1:2). Megjithatë, sipas Kuranit, ai u dërgua te populli i tij, siç pohohet edhe në këtë ajet. Andaj, mundet që ai të mos ketë qenë nga bijtë e Izraelit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp