10 : 95 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَاِنۡ کُنۡتَ فِیۡ شَکٍّ مِّمَّاۤ اَنۡزَلۡنَاۤ اِلَیۡکَ فَسۡـَٔلِ الَّذِیۡنَ یَقۡرَءُوۡنَ الۡکِتٰبَ مِنۡ قَبۡلِکَ ۚ لَقَدۡ جَآءَکَ الۡحَقُّ مِنۡ رَّبِّکَ فَلَا تَکُوۡنَنَّ مِنَ الۡمُمۡتَرِیۡنَ ﴿ۙ۹۵﴾
    10 : 95 Kështu që, nëse ke mëdyshje për atë që Ne të zbritëm ty, pyeti ata që lexojnë Librin (e shpallur) para teje. Sigurisht, ty të erdhi e vërteta nga Zoti yt, ndaj kurrsesi mos u bëj ndër dyshuesit.
    Shpjegime

    Ajeti i drejtohet jo vetëm Profetit Muhammed s.a.v.s., por çdo lexuesi të Kuranit. Dikush mund të argumentojë se fjalët “atë që Ne të zbritëm ty” i drejtohet Profetit, por në disa ajete të Kuranit, përmendet që Kurani u zbrit për të gjithë (2:137; 21:11). Edhe ajeti tjetër e mbështet këtë pikëpamje, sepse vetë sipas Kuranit, Profeti i Shenjtë s.a.v.s. kurrsesi nuk mund të ishte prej atyre “që i quajtën gënjeshtra shenjat e Allahut”.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp