10 : 91 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ جٰوَزۡنَا بِبَنِیۡۤ اِسۡرَآءِیۡلَ الۡبَحۡرَ فَاَتۡبَعَہُمۡ فِرۡعَوۡنُ وَ جُنُوۡدُہٗ بَغۡیًا وَّ عَدۡوًا ؕ حَتّٰۤی اِذَاۤ اَدۡرَکَہُ الۡغَرَقُ ۙ قَالَ اٰمَنۡتُ اَنَّہٗ لَاۤ اِلٰہَ اِلَّا الَّذِیۡۤ اٰمَنَتۡ بِہٖ بَنُوۡۤا اِسۡرَآءِیۡلَ وَ اَنَا مِنَ الۡمُسۡلِمِیۡنَ ﴿۹۱﴾
    10 : 91 Dhe Ne i kaluam bijtë e Izraelit matanë detit, atëherë Faraoni dhe ushtria e tij i ndoqën të rebeluar e të armiqësuar; kur ata i zuri fundosja; ai tha: “Besova se nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Atij që besuan bijtë e Izraelit dhe (edhe) unë bëhem ndër të nënshtruarit”.
    Shpjegime

    Ai që ka druajtje ndaj Zotit në kohë paqeje, shpëton në kohën e frikës. Kurse ai që i druhet Zotit në kohë frike, druajtja e tij është e padobishme. Në një situatë të tillë, edhe njeriu më i pafe si Faraoni i frikësohet Zotit. Çfarë fitoi Faraoni, përveç asaj që Zoti i tha – Unë do të të shpëtoj ty trupin, por jo jetën! Fjalët e Faraonit shprehin poshtërimin e thellë ku ai kishte përfunduar. Është interesante që Faraoni e adhuronte vetëm jetën e tij fizike, për atë iu lut Zotit kur gjendej mes vorbullës së ndëshkimit, dhe Zoti bëri që pikërisht trupi i tij t’i bëhej shkaku i poshtërimit.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp