10 : 73 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَاِنۡ تَوَلَّیۡتُمۡ فَمَا سَاَلۡتُکُمۡ مِّنۡ اَجۡرٍ ؕ اِنۡ اَجۡرِیَ اِلَّا عَلَی اللّٰہِ ۙوَ اُمِرۡتُ اَنۡ اَکُوۡنَ مِنَ الۡمُسۡلِمِیۡنَ ﴿۷۳﴾
    10 : 73 Nëse e ktheni shpinën, nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim. Shpërblimi im është vetëm tek Allahu. Jam urdhëruar të bëhem ndër të nënshtruarit.”
    Shpjegime

    Një akuzë e zakonshme që ngrenë kundër Profetëve të Zotit, është që ata kërkojnë epërsi mbi bashkatdhetarët e tyre duke ngritur një front kundër pushtetit ekzistues, me synimin për të vendosur një rend të ri nën udhëheqjen e vet. Ky ajet e hedh poshtë këtë akuzë duke thënë se Profetët e Zotit kurrë nuk kërkojnë shpërblime apo lëvdata. Ata synojnë vetëm pëlqimin e Zotit dhe nënshtrimin ndaj Tij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp