10 : 72 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اتۡلُ عَلَیۡہِمۡ نَبَاَ نُوۡحٍ ۘ اِذۡ قَالَ لِقَوۡمِہٖ یٰقَوۡمِ اِنۡ کَانَ کَبُرَ عَلَیۡکُمۡ مَّقَامِیۡ وَ تَذۡکِیۡرِیۡ بِاٰیٰتِ اللّٰہِ فَعَلَی اللّٰہِ تَوَکَّلۡتُ فَاَجۡمِعُوۡۤا اَمۡرَکُمۡ وَ شُرَکَآءَکُمۡ ثُمَّ لَا یَکُنۡ اَمۡرُکُمۡ عَلَیۡکُمۡ غُمَّۃً ثُمَّ اقۡضُوۡۤا اِلَیَّ وَ لَا تُنۡظِرُوۡنِ ﴿۷۲﴾
    10 : 72 Lexoju atyre lajmin e Nuhut. Kur ai i tha popullit të vet: “O populli im! Nëse ju vijnë rëndë pozita ime dhe këshillat e mia përmes shenjave të Allahut, tek Allahu mbështetem unë. Andaj, mblidhni forcën dhe ortakët tuaj, le të mos mbetet dyshim në forcën tuaj dhe më pas bëjeni atë që doni ndaj meje, pa më dhënë asnjë lëshim.
    Shpjegime

    Një lexim i kujdesshëm i rrëfimeve të tre Profetëve – Nuhut a.s., Musait a.s. dhe Junusit a.s., të përmendura në ajetet vijuese tregon se historia e tyre është përsëritur në jetën e Profetit Muhammed s.a.v.s.. Ai luajti rolin e Nuhut në Mekë, atë të Musait në Medinë dhe të Junusit gjatë çlirimit të Mekës. Kjo mjafton për të treguar se rrëfimet e Profetëve të dhëna në Kuran nuk janë thjesht tregime, por përbëjnë profeci të mëdha për ngjarje të rëndësishme që do të ndodhnin në jetën e Profetit Muhammed s.a.v.s..

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp