10 : 65 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • لَہُمُ الۡبُشۡرٰی فِی الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا وَ فِی الۡاٰخِرَۃِ ؕ لَا تَبۡدِیۡلَ لِکَلِمٰتِ اللّٰہِ ؕ ذٰلِکَ ہُوَ الۡفَوۡزُ الۡعَظِیۡمُ ﴿ؕ۶۵﴾
    10 : 65 Ata do të kenë lajmin e mirë në këtë botë dhe në ahiret. Nuk ka ndryshim në fjalët e Allahut. Ky pikërisht është suksesi madhor.
    Shpjegime

    Ajetet 63-65: Kurani i Shenjtë nuk e quan të mbyllur rrugën e komunikimit me Zotin, madje pohon se shpalljet me lajme të mira për besimtarët vijojnë, por se shpalljet që sjellin ligje janë ndërprerë, sepse bota ka hyrë në fazën e saj të fundit. Andaj, komunikimi i Zotit në formë lajmesh të mira mbetet deri në kiamet. Premtimi i Allahut për besimtarët e sinqertë si në këtë botë ashtu edhe në tjetrën dhe që kurrsesi nuk mund të mbetet i paplotësuar, është: Ai do t’u dhurojë dashurinë dhe pozitën e komunikimit me Të në formë shpalljesh, ëndrrash të vërteta dhe keshfi (vizioni) njerëzve që ndjekin rrugën e Tij. Këta quhen evlija (veli në njëjës), miq ose të dashur të Zotit. Shenja e tyre më dalluese se çdo shenjë tjetër është pikërisht komunikimi me Zotin. Lexoni edhe 41:31.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp