10 : 47 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِمَّا نُرِیَنَّکَ بَعۡضَ الَّذِیۡ نَعِدُہُمۡ اَوۡ نَتَوَفَّیَنَّکَ فَاِلَیۡنَا مَرۡجِعُہُمۡ ثُمَّ اللّٰہُ شَہِیۡدٌ عَلٰی مَا یَفۡعَلُوۡنَ ﴿۴۷﴾
    10 : 47 Në të tregofshim disa nga ato që ua kemi premtuar (nga paralajmërimet), a në të dhënçim vdekjen, (gjithsesi) te Ne është kthimi i tyre. Më pas, Allahu është Dëshmitar mbi atë që bëjnë.
    Shpjegime

    Ky ajet tregon se nuk është e domosdoshme që të gjitha parashikimet të përmbushen gjatë jetës së Profetit. Po, disa prej tyre përmbushen gjatë jetës së tij. Kurani i Shenjtë që iu zbrit Profetit Muhammed s.a.v.s., solli profeci të shumta. Disa prej tyre u përmbushën gjatë jetës së tij, disa pas vdekjes së tij, disa të tjera vijojnë të përmbushen edhe sot e gjithë ditën dhe kështu do të vijojnë deri në kiamet.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp