10 : 28 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ الَّذِیۡنَ کَسَبُوا السَّیِّاٰتِ جَزَآءُ سَیِّئَۃٍۭ بِمِثۡلِہَا ۙ وَ تَرۡہَقُہُمۡ ذِلَّۃٌ ؕ مَا لَہُمۡ مِّنَ اللّٰہِ مِنۡ عَاصِمٍ ۚ کَاَنَّمَاۤ اُغۡشِیَتۡ وُجُوۡہُہُمۡ قِطَعًا مِّنَ الَّیۡلِ مُظۡلِمًا ؕ اُولٰٓئِکَ اَصۡحٰبُ النَّارِ ۚ ہُمۡ فِیۡہَا خٰلِدُوۡنَ ﴿۲۸﴾
    10 : 28 Dhe (për) ata që korrën të këqijat, dënimi i së keqes do të jetë sa e keqja. Ata do t’i zërë poshtërimi. Nuk do të kenë asnjë shpëtimtar përveç Allahut. Fytyrat e tyre do të jenë sikur i ka pushtuar një copë e natës me errësirë. Pikërisht këta janë banorët e zjarrit. Ata në të do të mbesin gjatë.
    Shpjegime

    Ajeti tregon disa të vërteta të rëndësishme: (1) Ndërsa shpërblimi i së mirës është i shumëfishtë (10:27), dënimi i së keqes është aq sa është e keqja. (2) Ata që thyejnë ligjet e Zotit, nuk mund të kenë frymëzim për idealet e larta dhe nuk mund të kenë motiv fisnik në jetën e tyre dhe bëhen thjesht imitues të të tjerëve, duke humbur çdo iniciativë dhe aftësinë për të qenë udhëheqës të njerëzve. (3) Me një jetë të tillë, ata humbasin ndihmën e Zotit. (4) Paudhësitë dhe shkeljet e keqbërësve nuk mund të jenë të fshehura për një kohë të gjatë, por do të zbulohen herët a vonë.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp