10 : 25 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اِنَّمَا مَثَلُ الۡحَیٰوۃِ الدُّنۡیَا کَمَآءٍ اَنۡزَلۡنٰہُ مِنَ السَّمَآءِ فَاخۡتَلَطَ بِہٖ نَبَاتُ الۡاَرۡضِ مِمَّا یَاۡکُلُ النَّاسُ وَ الۡاَنۡعَامُ ؕ حَتّٰۤی اِذَاۤ اَخَذَتِ الۡاَرۡضُ زُخۡرُفَہَا وَ ازَّیَّنَتۡ وَ ظَنَّ اَہۡلُہَاۤ اَنَّہُمۡ قٰدِرُوۡنَ عَلَیۡہَاۤ ۙ اَتٰہَاۤ اَمۡرُنَا لَیۡلًا اَوۡ نَہَارًا فَجَعَلۡنٰہَا حَصِیۡدًا کَاَنۡ لَّمۡ تَغۡنَ بِالۡاَمۡسِ ؕ کَذٰلِکَ نُفَصِّلُ الۡاٰیٰتِ لِقَوۡمٍ یَّتَفَکَّرُوۡنَ ﴿۲۵﴾
    10 : 25 Pa dyshim, shembulli i jetës së kësaj bote është si i ujit që e zbritëm prej qiellit, me të cilin u përzje bimësia e tokës, që hanë njerëzit e shtazët; kur toka merr stolitë e saj, zbukurohet dhe banorët e saj binden se janë të plotfuqishëm mbi të, atëherë vjen vendimi Ynë gjatë ditës ose gjatë natës, dhe Ne e bëjmë atë si të korrur (përpara se të jepte frutën e vet), sikur ajo nuk ka ekzistuar deri dje. Kështu i shpjegojmë shenjat për njerëzit që meditojnë.
    Shpjegime

    Kur kombet bëhen mendjemëdha dhe përfshihen në kotësi duke e marrë jetën si diçka të parëndësishme, fillon rënia e tyre dhe më pas ato dëshpërohen. Lexoni edhe 57:21-22.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp