- وَ یَعۡبُدُوۡنَ مِنۡ دُوۡنِ اللّٰہِ مَا لَا یَضُرُّہُمۡ وَ لَا یَنۡفَعُہُمۡ وَ یَقُوۡلُوۡنَ ہٰۤؤُلَآءِ شُفَعَآؤُنَا عِنۡدَ اللّٰہِ ؕ قُلۡ اَتُنَبِّـُٔوۡنَ اللّٰہَ بِمَا لَا یَعۡلَمُ فِی السَّمٰوٰتِ وَ لَا فِی الۡاَرۡضِ ؕ سُبۡحٰنَہٗ وَ تَعٰلٰی عَمَّا یُشۡرِکُوۡنَ ﴿۱۹﴾10 : 19 Adhurojnë dikë tjetër përveç Allahut, që as nuk u shkakton dot dëm e as dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësit tanë pranë Allahut.” Thuaj: A e njoftoni Allahun për diçka që Ai nuk e di as në qiej e as në tokë?! I Lartësuar është Ai dhe i pastër nga gjithçka që e bëjnë ortak me Të.