10 : 17 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • قُلۡ لَّوۡ شَآءَ اللّٰہُ مَا تَلَوۡتُہٗ عَلَیۡکُمۡ وَ لَاۤ اَدۡرٰٮکُمۡ بِہٖ ۫ۖ فَقَدۡ لَبِثۡتُ فِیۡکُمۡ عُمُرًا مِّنۡ قَبۡلِہٖ ؕ اَفَلَا تَعۡقِلُوۡنَ ﴿۱۷﴾
    10 : 17 Thuaj: Po të donte Allahu, nuk do t’jua recitoja dhe as Ai nuk do t’ju njoftonte për këtë. Sigurisht, jetova një jetë të gjatë mes jush edhe përpara këtij (mesazhi), pra, a nuk kuptoni?!
    Shpjegime

    Idhujtarët e Mekës akuzonin Profetin Muhammed s.a.v.s. se ai vetë e sajoi Kuranin e Shenjtë, duke trilluar mbi Allahun, ma’adhallah. Ajeti parashtron një kriter të pagabueshëm për të testuar të vërtetën e një pretenduesi të profetërisë. Ai që deklaron të jetë Profet, nëse jeta e tij përpara kësaj deklarate është e pakontestueshme dhe tregon një standard jashtëzakonisht të lartë të vërtetësisë dhe të sinqeritetit, atëherë pretendimi i tij për profetërinë duhet pranuar dhe nuk duhet shpërfillur, sepse ai që nuk ka gënjyer kurrë në marrëdhëniet e tij me njerëzit, nuk mund të gënjejë dot as në emër të Zotit. Natyrisht, karakteri i njeriut ndërtohet për një kohë të gjatë. Profeti Muhammed s.a.v.s. përpara se të zgjidhej si Profet prej Zotit, në gjithë shoqërinë e tij vlerësohej si i besueshmi dhe i vërteti (el-emin; es-suduk), atëherë nuk mundej që ai papritmas të kthehej në gënjeshtar.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp