9 : 107 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ الَّذِیۡنَ اتَّخَذُوۡا مَسۡجِدًا ضِرَارًا وَّ کُفۡرًا وَّ تَفۡرِیۡقًۢا بَیۡنَ الۡمُؤۡمِنِیۡنَ وَ اِرۡصَادًا لِّمَنۡ حَارَبَ اللّٰہَ وَ رَسُوۡلَہٗ مِنۡ قَبۡلُ ؕ وَ لَیَحۡلِفُنَّ اِنۡ اَرَدۡنَاۤ اِلَّا الۡحُسۡنٰی ؕ وَ اللّٰہُ یَشۡہَدُ اِنَّہُمۡ لَکٰذِبُوۡنَ ﴿۱۰۷﴾
    9 : 107 (Prej hipokritëve janë) edhe ata që ndërtuan një xhami për të lënduar, për të mohuar, për të krijuar ndasi mes besimtarëve dhe për t’i mundësuar atij, që ka luftuar kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij (edhe) më parë, t’u bëjë pritë (muslimanëve). Ata patjetër do të betohen: “Donim vetëm të mirën”. Allahu dëshmon se ata janë gënjeshtarë.
    Shpjegime

    Urdhri për ta shembur xhaminë e dëmshme (të ndërtuar nga hipokritët) ka ardhur për shkak se ishte e qartë që ajo ishte fole e intrigave të mohuesve kundër Islamit, përndryshe nderimi i xhamive është detyrim në Islam.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp