- اِنَّمَا النَّسِیۡٓءُ زِیَادَۃٌ فِی الۡکُفۡرِ یُضَلُّ بِہِ الَّذِیۡنَ کَفَرُوۡا یُحِلُّوۡنَہٗ عَامًا وَّ یُحَرِّمُوۡنَہٗ عَامًا لِّیُوَاطِـُٔوۡا عِدَّۃَ مَا حَرَّمَ اللّٰہُ فَیُحِلُّوۡا مَا حَرَّمَ اللّٰہُ ؕ زُیِّنَ لَہُمۡ سُوۡٓءُ اَعۡمَالِہِمۡ ؕ وَ اللّٰہُ لَا یَہۡدِی الۡقَوۡمَ الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿٪۳۷﴾9 : 37 Pa dyshim, nesija është një shtesë në mohim. Përmes saj devijojnë ata që mohuan. Ndonjë vit e cilësojnë të lejuar e ndonjë vit e cilësojnë të ndaluar, që ta përmbushin numrin e asaj që Allahu e cilësoi të ndaluar (të paprekshme). Kështu që, ata e cilësojnë të lejuar atë që Allahu e cilësoi të ndaluar (të paprekshme). U duket e bukur ligësia e veprave të tyre. Allahu nuk udhëzon popullin mohues.Shpjegime
Fjala “nesija” i referohet një zakoni para Islamit, ku arabët i ndërronin muajt e shenjtë sipas dëshirës së tyre, në mënyrë që të bënin veprime që ishin të ndaluara gjatë atyre muajve, si për shembull lufta etj., dhe disa muaj të tjerë i shpallnin të shenjtë.