- یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِنَّمَا الۡمُشۡرِکُوۡنَ نَجَسٌ فَلَا یَقۡرَبُوا الۡمَسۡجِدَ الۡحَرَامَ بَعۡدَ عَامِہِمۡ ہٰذَا ۚ وَ اِنۡ خِفۡتُمۡ عَیۡلَۃً فَسَوۡفَ یُغۡنِیۡکُمُ اللّٰہُ مِنۡ فَضۡلِہٖۤ اِنۡ شَآءَ ؕ اِنَّ اللّٰہَ عَلِیۡمٌ حَکِیۡمٌ ﴿۲۸﴾9 : 28 O ju që besuat! Idhujtarët pa dyshim janë të papastër. Andaj, ata le të mos i afrohen Xhamisë së shenjtë pas këtij viti. Nëse keni frikë nga varfëria, Allahu do t’ju pasurojë përmes bekimit të Tij, nëse do Ai. Sigurisht, Allahu është i Gjithëdijshëm, i Urtë.Shpjegime
“Idhujtarët janë të papastër”. Papastërtia e tyre i referohet besimit të tyre dhe jo papastërtisë së trupit. Andaj, kur thuhet se idhujtarët nuk lejohen të hyjnë në Xhaminë e Shenjtë, do të thotë se ata nuk lejohen të bëjnë haxh me zakonet e tyre të idhujtarisë. Në kohën para Islamit, ata merrnin idhujt e tyre dhe bënin haxh, nganjëherë edhe lakuriq. Kështu që, sipas Hazret Imam Ebu Hanifes r.a. dhe po ashtu edhe sipas fikhologëve të tjerë hanefi, idhujtarët mund të hyjnë në çdo xhami të muslimanëve, duke e përfshirë edhe Xhaminë e Shenjtë (Qabeja), por atje nuk lejohen t’i kryejnë zakonet e tyre të idhujtarisë (Zuhejli, “El-Fikh …”, f. 434-435).