9 : 13 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • اَلَا تُقَاتِلُوۡنَ قَوۡمًا نَّکَثُوۡۤا اَیۡمَانَہُمۡ وَ ہَمُّوۡا بِاِخۡرَاجِ الرَّسُوۡلِ وَ ہُمۡ بَدَءُوۡکُمۡ اَوَّلَ مَرَّۃٍ ؕ اَتَخۡشَوۡنَہُمۡ ۚ فَاللّٰہُ اَحَقُّ اَنۡ تَخۡشَوۡہُ اِنۡ کُنۡتُمۡ مُّؤۡمِنِیۡنَ ﴿۱۳﴾
    9 : 13 A nuk do të luftoni me njerëzit që shkelën premtimet e tyre, vendosën ta dëbojnë të Dërguarin dhe janë pikërisht ata që e nisën ndaj jush për herë të parë?! A do t’u frikësoheni atyre?! Atëherë Allahu ka më shumë të drejtën që t’i frikësoheni Atij, në qoftë se jeni besimtarë.
    Shpjegime

    Ky ajet tregon se nuk ishin muslimanët që e filluan luftën të parët, por kundërshtarët e tyre. Dhe përpara se të sulmonin, ata i persekutuan muslimanët, i vranë barbarisht, i detyruan ta braktisnin vendin, i ndoqën dhe i përndoqën. Dhe të gjitha këto i quanin fitore e lavdi të idhujve të tyre. Në këtë situatë, çfarë rruge tjetër, vallë, mund t’i kishte mbetur muslimanëve, përveçse t’u kundërpërgjigjeshin me dhëmbë e me hekur!

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp