9 : 7 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • کَیۡفَ یَکُوۡنُ لِلۡمُشۡرِکِیۡنَ عَہۡدٌ عِنۡدَ اللّٰہِ وَ عِنۡدَ رَسُوۡلِہٖۤ اِلَّا الَّذِیۡنَ عٰہَدۡتُّمۡ عِنۡدَ الۡمَسۡجِدِ الۡحَرَامِ ۚ فَمَا اسۡتَقَامُوۡا لَکُمۡ فَاسۡتَقِیۡمُوۡا لَہُمۡ ؕ اِنَّ اللّٰہَ یُحِبُّ الۡمُتَّقِیۡنَ ﴿۷﴾
    9 : 7 Si mund të jetë e mirëqenë marrëveshja e idhujtarëve tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij, përveç atyre, me të cilët ju lidhët marrëveshje në Xhaminë e shenjtë?! Pra, derisa ata qëndrojnë (në marrëveshje) për dobinë tuaj, edhe ju qëndroni për dobinë e tyre. Sigurisht, Allahu i do ata që janë të druajtur (ndaj Tij).
    Shpjegime

    Ajeti tregon se lufta ishte e lejuar vetëm kundër atyre jomuslimanëve, të cilët në mënyrë të përsëritur kishin shkelur traktatet dhe i kishin sulmuar muslimanët pabesisht. Për sa i përket pjesës tjetër, muslimanëve u ishte kërkuar që t’i respektonin marrëveshjet me ta në mënyrë rigoroze. Ashtu si 9:4, edhe ky ajet përshkruan respektimin e besëlidhjeve dhe të traktateve si një akt devotshmërie e drejtësie dhe kusht për të fituar dashurinë e Allahut. Kurani në mënyrë të përsëritur dhe të prerë i nxit muslimanët që të jenë besnikë ndaj traktateve të tyre.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp