9 : 6 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِنۡ اَحَدٌ مِّنَ الۡمُشۡرِکِیۡنَ اسۡتَجَارَکَ فَاَجِرۡہُ حَتّٰی یَسۡمَعَ کَلٰمَ اللّٰہِ ثُمَّ اَبۡلِغۡہُ مَاۡمَنَہٗ ؕ ذٰلِکَ بِاَنَّہُمۡ قَوۡمٌ لَّا یَعۡلَمُوۡنَ ٪﴿۶﴾
    9 : 6 E nëse ndonjë prej idhujtarëve të kërkon strehim, strehoje gjersa ai të dëgjojë fjalën e Allahut e më pas çoje në vendin e tij të sigurt. Kjo sepse ata janë një popull që nuk dinë.
    Shpjegime

    Është e qartë nga ky ajet se Kurani i Shenjtë po të jepte mësimin e dhunës, nuk do të kërkonte që një idhujtari të tillë t’i jepej mundësia për t’u kthyer i sigurt në vendin e tij, përkundrazi, do t’u thoshte muslimanëve mos e lejoni të largohet pa u bërë musliman. Dhe fjalët e fundit të këtij ajeti e tregojnë edhe arsyen se idhujtarëve të tillë duhej t’u jepnin lehtësi të tillë, sepse ata nuk e dinë të vërtetën për fenë Islame.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp