9 : 2 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • فَسِیۡحُوۡا فِی الۡاَرۡضِ اَرۡبَعَۃَ اَشۡہُرٍ وَّ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّکُمۡ غَیۡرُ مُعۡجِزِی اللّٰہِ ۙ وَ اَنَّ اللّٰہَ مُخۡزِی الۡکٰفِرِیۡنَ ﴿۲﴾
    9 : 2 Ndaj, shëtisni katër muaj në tokë dhe dijeni se ju kurrsesi nuk mund ta mundni Allahun dhe se Allahu me siguri do t’i poshtërojë mohuesit.
    Shpjegime

    Me rënien e Mekës dhe humbjen e fisit Havazin në Betejën e Hunejnit, sundimi dhe autoriteti i Islamit ishte vendosur në të gjithë Hixhazin (Arabia perëndimore). Disa fise kishin bërë traktate me muslimanët dhe kishin ulur armët. Këto traktate duhej të respektoheshin plotësisht. Por kishte fise të tjera që nuk ishin nënshtruar formalisht, nuk kishin ulur armët dhe gjithashtu nuk kishin bërë asnjë marrëveshje me muslimanët për të siguruar ruajtjen e paqes dhe respektimin e rendit dhe të ligjit. Ata kishin filluar armiqësi kundër muslimanëve dhe megjithëse në fakt ishin mundur, ende nuk e kishin pranuar humbjen dhe as nuk kishin pranuar të jetonin në paqe me muslimanët. Këtyre fiseve iu dha një periudhë pushimi katërmujore, gjatë së cilës operacionet kundër tyre do të mbeteshin të pezulluara. Ata mund të lëviznin lirshëm në vend, që të bindeshin se rezistenca e mëtejshme ishte e kotë. Më pas ata mund të lëshonin armët dhe të bënin traktat paqeje. Pikërisht këtyre fiseve u referohet ky ajet.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp