9 : 1 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • بَرَآءَۃٌ مِّنَ اللّٰہِ وَ رَسُوۡلِہٖۤ اِلَی الَّذِیۡنَ عٰہَدۡتُّمۡ مِّنَ الۡمُشۡرِکِیۡنَ ؕ﴿۱﴾
    9 : 1 Distancim (vjen) nga ana e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij për idhujtarët me të cilët keni bërë marrëveshje.
    Shpjegime

    Duhet thënë që surja Et-Teube nuk fillon me bismil-lah. Kurani gjithsej ka 114 sure dhe 113 prej tyre fillojnë me ajetin bismil-lah. Megjithatë, është mrekullia e Kuranit që në suren En-Neml, Zoti përmend dy herë bismil-lahin, një herë në fillim të saj, dhe herën e dytë duke iu referuar letrës së Hazret Sulejmanit (27:31). Në këtë mënyrë, edhe bismil-lahi përmendet plot 114 herë në Kuran. Lexoni edhe 2:1.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp