8 : 76 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡا مِنۡۢ بَعۡدُ وَ ہَاجَرُوۡا وَ جٰہَدُوۡا مَعَکُمۡ فَاُولٰٓئِکَ مِنۡکُمۡ ؕ وَ اُولُوا الۡاَرۡحَامِ بَعۡضُہُمۡ اَوۡلٰی بِبَعۡضٍ فِیۡ کِتٰبِ اللّٰہِ ؕ اِنَّ اللّٰہَ بِکُلِّ شَیۡءٍ عَلِیۡمٌ ﴿٪۷۶﴾
    8 : 76 Ata që besuan më vonë, mërguan dhe luftuan bashkë me ju, janë prej jush. Të farefisit, në Librin e Allahut, janë më të afërt për njëri-tjetrin. Sigurisht, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
    Shpjegime

    Meqenëse Kurani deklaroi se të gjithë muslimanët që mërguan, si dhe ata që i pritën mërgimtarët, ishin një bashkësi (8:73), Profeti i Shenjtë s.a.v.s. vendosi vëllazëri midis muhaxhirëve mekas dhe ensarëve medinas. Kjo mund të krijonte keqkuptimin se ata mund të trashëgonin edhe pronën e njëri-tjetrit. Ky ajet sqaron se vetëm lidhjet e gjakut kanë të drejtë në trashëgimi dhe se muslimanët e tjerë janë vetëm vëllezër në besim.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp