8 : 45 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • وَ اِذۡ یُرِیۡکُمُوۡہُمۡ اِذِ الۡتَقَیۡتُمۡ فِیۡۤ اَعۡیُنِکُمۡ قَلِیۡلًا وَّ یُقَلِّلُکُمۡ فِیۡۤ اَعۡیُنِہِمۡ لِیَقۡضِیَ اللّٰہُ اَمۡرًا کَانَ مَفۡعُوۡلًا ؕ وَ اِلَی اللّٰہِ تُرۡجَعُ الۡاُمُوۡرُ ﴿٪۴۵﴾
    8 : 45 (Kujtojeni) kur jeni ndeshur, Ai jua tregonte ata të paktë në sytë tuaj, kurse ju akoma më të paktë në sytë e tyre, që Allahu të kryente një çështje që ishte vendosur. Tek Allahu kthehen çështjet.
    Shpjegime

    Ajetet 43 – 45: Muslimanët nuk kishin ndërmend të bënin luftë përpara se të ndodhte beteja e Bedrit, madje ata kishin marrë lajmin e një karvani tregtar të mekasve, të cilin për ta bllokuar ata ishin nisur nga Medina, pasi mekasit do ta përdornin pasurinë e tij për të luftuar kundër muslimanëve. Por ata u ndeshën me një ushtri që po vinte nga Meka në mbrojtje të karvanit. Ishte një caktim i veçantë i Zotit të Madhërishëm që muslimanët pavarësisht se ishin shumë pak në numër, patën guximin të përballeshin me një numër shumë më të madh sesa ata vetë. Përndryshe, ata që ishin të dobët prej muslimanëve, mbase nuk do të dilnin nga shtëpia për këtë përballje. Fjalët “që të shkatërrohej përmes shenjës së qartë ai që ishte për t’u shkatërruar”: këtu thuhet se ata që zotërojnë argument të qartë, së cilës në arabisht i thonë “bejjineh”, patjetër ngadhënjejnë, kurse ata që nuk e zotërojnë këtë, përfundimisht shkatërrohen.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp