8 : 30 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوۡۤا اِنۡ تَتَّقُوا اللّٰہَ یَجۡعَلۡ لَّکُمۡ فُرۡقَانًا وَّ یُکَفِّرۡ عَنۡکُمۡ سَیِّاٰتِکُمۡ وَ یَغۡفِرۡ لَکُمۡ ؕ وَ اللّٰہُ ذُو الۡفَضۡلِ الۡعَظِیۡمِ ﴿۳۰﴾
    8 : 30 O ju që besuat! Nëse keni druajtje ndaj Allahut, Ai do t’ju përgatisë një (shenjë) dalluese, do t’ju fshijë mëkatet tuaja dhe do t’ju falë. Allahu ka bekim të madh!
    Shpjegime

    Çfarë është kjo shenjë dalluese që u premtohet besimtarëve të cilët ushqejnë druajtje ndaj Allahut? Ajo është një dritë që nuk do ta kenë të tjerët, pra drita e komunikimit me Zotin qoftë përmes shpalljes, qoftë përmes pranimit të shpeshtë të lutjeve, qoftë përmes mrekullisë së pastrimit shpirtëror. Mrekullia më e madhe që u jepet njerëzve të Zotit për shkak të druajtjes së tyre ndaj Tij, është pikërisht drita që pasqyrohet nga zemra dhe nga mendja dhe nga të gjitha aftësitë e tyre; përmes kontaktit me Zotin, ata fuqizohen dhe pastrohen në atë mënyrë, që të tjerët nuk mund të gëzojnë një gjë të tillë. Kështu që, aftësitë dhe shqisat e tyre shpirtërore bëhen tejet të mprehta dhe urtësia Hyjnore fillon të rrjedhë në gjithë shpirtin e tyre.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp