8 : 25 - Kurani shqip dhe arabisht. Lexo Online Kuranin, përkthim e komentim
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit.
Nuk ka të adhurueshëm tjetër përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut.
Muslimanët që besojnë se Hazret Mirza Ghulam Ahmedi a.s.,
është Imam Mehdiu dhe Mesihu i Premtuar.
  • یٰۤاَیُّہَا الَّذِیۡنَ اٰمَنُوا اسۡتَجِیۡبُوۡا لِلّٰہِ وَ لِلرَّسُوۡلِ اِذَا دَعَاکُمۡ لِمَا یُحۡیِیۡکُمۡ ۚ وَ اعۡلَمُوۡۤا اَنَّ اللّٰہَ یَحُوۡلُ بَیۡنَ الۡمَرۡءِ وَ قَلۡبِہٖ وَ اَنَّہٗۤ اِلَیۡہِ تُحۡشَرُوۡنَ ﴿۲۵﴾
    8 : 25 O ju që besuat! Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ai ju thërret që t’ju ringjallë. Dijeni se Allahu qëndron mes njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të tuboheni.
    Shpjegime

    1) Folja thërret lidhet me emrin e fundit, i cili është i Dërguari. Pra, i Dërguari ju thërret për t’ju ringjallur, dhe përgjigjja ndaj thirrjes së tij është e barabartë me përgjigjen ndaj thirrjes së Allahut dhe të Dërguarit (Buhari, nr. 4647). Ky ajet pohon se Profeti Muhammed s.a.v.s. ringjallte të vdekurit, dhe të gjithë dijetarët muslimanë e dinë se ai ringjalli njerëzit që shpirtërisht ishin të vdekur, e jo të vdekurit fizikë. Kështu që, ringjallja e të vdekurve kur i atribuohet një Profeti të Zotit, duhet të merret në kuptimin e saj metaforik a shpirtëror. I njëjti është kuptimi edhe i ringjalljes së të vdekurve nga ana e Hazret Isait a.s.. Çfarë e shkaktoi atë që ndodhi në shkretëtirën e Arabisë; kur brenda pak ditësh erdhën në jetë qindra mijëra “të vdekur”, të kequdhëhequrit prej brezash, morën ngjyra Hyjnore; “të verbrit” fituan shikimin; “memecët” filluan të flasin për njohjen e Zotit dhe bota përnjëherë pati një revolucion të tillë, që nuk ishte parë a dëgjuar më parë? Ishin përgjërimet gjatë netëve të errëta të Profetit s.a.v.s. që ishte përhumbur pas Allahut, dhe që lëshuan një britmë në të gjithë botën dhe shfaqën mrekulli të tilla, saqë dukeshin të pamundura për një të paarsimuar e të papërkrahur si ai. Lexoni edhe 3:50.

    2) Fjalët “Allahu qëndron mes njeriut dhe zemrës së tij” nënkuptojnë se njeriu (ose egoja e tij) nuk ka kontroll mbi zemrën e tij, kështu që ai nuk mund ta bëjë atë t’u bindet diktateve të tij. Fjalët mund të nënkuptojnë gjithashtu se njeriu duhet të nxitojë të dëgjojë dhe t’i përgjigjet thirrjes Hyjnore, sepse nëse dikush vonon ta bëjë këtë, rrethana të paparashikuara mund të ndërhyjnë për t’i bërë zemrën të ngurtë e të ndryshkur dhe më pas ai mund të refuzojë ta dëgjojë të vërtetën. Ndër atributet e Allahut janë që Ai është afër, Ai është larg, në të njëjtën mënyrë po prej atributeve të Tij është që Ai qëndron midis njeriut dhe zemrës së tij.

Shpërndaje
Na kontaktoni ne Whatsapp :)
Shtypni këtu ju lutemWhatsApp